Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët e SHBA, BE-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë

Ambasadorët e akredituar në Shqipëri zhvilluan këtë të martë një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu. Takimi zgjati më shumë se 70 minuta.
Takimi vjen kur të hënën, një ditë më parë, ish kreu i PD Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu dhe pretendojnë se kanë shkarkuar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën, duke krijuar kështu konfuzion tek elektorati demokrat.