E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Në 18 Dhjetor zgjedhim të ardhmen!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një tjetër mesazh mëngjesin e sotëm për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor. 
Me optimizëm lideri demokrat shprehet se sipas tij në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen. “Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan kreu i PD-së Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›