Arrestohet ish-ministri grek i Mbrojtjes

Lajmi bëhet i ditur nga versioni online i të përditshmes greke “Ekathimerni”, e cila sqaron se Tzohatzopulos u arrestua para shtëpisë së tij në Rrugën “Dionysiou Areopagitou” dhe u dërgua në zyrat e policisë së Athinës.
72-vjeçari, ministër i Mbrojtjes gjatë viteve 1996-2000 në qeverinë e kryeministrit Kostas Simitis, i mohon akuzat e ngritura ndaj tij.
Në muajin korrik të vitit 2011, parlamenti grek kishte votuar në favor të hapjes së procedurës kundër tij për shkak të dyshimeve për pastrim parash dhe për ryshfet nga shoqëria gjermane, "Ferrostaal".
Ky arrestim ndodh, kur Lucas Papademos, kreu i qeverisë së koalicionit, ku marrin pjesë socialistët dhe konservatorët, pritet të shpallë zyrtarisht gjatë ditës datën e zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Greqi pritet të mbahen me datë 6 maj./Start/
2012-04-11 13:09