E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani pret përfaqësuesin e KiE-së

 Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian kanë ndërmarrë një projekt të përbashkët për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve në Evropën Juglindore.

Takimi i parë i Ombudsmanëve rajonalë është menduar të zhvillohet në Tiranë. Objektivi i programit është të përmirësojë respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e minoriteteve, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të organeve përkatëse kombëtare dhe bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Objektiv tjetër është zhvillimi i një rrjeti rajonal funksional, i organeve kombëtare të përfshira në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Fusha të tjera bashkëpunimi dhe asistence nga Këshilli i Evropës janë trajnime të personelit të institucionit të Avokatit të Popullit për përgatitjen e raporteve, studimeve dhe vlerësimeve për të drejtat e minoriteteve./Start/

                                                                                             2012-04-11 14:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›