E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-ministri i brendshëm Boshkovski

SHKUP- Policia në Shkup ka arrestuar ish-ministrin e brendshëm Lube Boshkovski. Në veturën që mendohet se i përket zotit Boshkovski është gjetur armë dhe rreth njëqind mijë Euro. Ai po mbahet në një stacion policie të Shkupit, ndërkohë që nuk janë bërë hollësi në lidhje me motivin e arrestimit. Familjarë të tij thonë se ai është arrestuar në praninë ne djalit të tij.

Boshkovski, i cili qe akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë u la i lirë në mungesë provash, ndërsa akuzohej në lidhje me vrasjen e dhjetë shqiptarëve në përfundim të konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Ai formoi partinë Të Bashkuar për Maqedoninë dhe gjatë fushatës parazgjedhore ishte mjaft kritik ndaj ish-partisë amë, VMRO-DPMNE;  e quante kryeministrin Nikolla Gruevski një diktator të vogël dhe kërcënonte se do ti burgoste zyrtarët e korruptuar të qeverisë aktuale.(VOA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›