Rama: Komuniteti ndërkombëtar, të ndërhyjë
“Kolegji nuk ka zbardhur vendimin, ndërsa duhej të shprehej brënda tre ditëve. Për këtë arsye, ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht duke kërkuar një ekspertizë të pavarur”.
Ky ishte apeli i radhës lëshuar nga kryesocialisti Edi Rama, ndërsa theksoi se ky institucion nuk ka qënë i paanshëm, por ka dirigjuar nen drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha.
“Ne sot depozituam padinë tjetër duke kërkuar të drejtën dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë në rrugën ligjore, por askush të mos mendoj se këtë të drejtë ta mohojë, si cudinë e radhës e cila harohet pas tre ditësh”, citoi kreu opozitar duke vënë në dukje dhe raportin e OSBE/ODIHR, për këto shkeje.
Duke e cilësuar si një orkestrim të një maskarade të KQZ-së e një Kolegji që heziton dhe ndjek rrugën e këtij institucioni, për të ky shqetësim i ka rrënjët e thella, ndërsa fitorja është parë mjaftë qartë, për PS-në.