Ndreca: Kolegji dha vendim ligjor dhe profesional
Kryesuesi i trupës e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca që rrëzoi të premten e kaluar kërkesën ankimore të Partisë Socialiste tha sot për programin shqip të Deutsche Welle se Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale dhe të mbështetur në legjislacionin e Shqipërisë, kur rrëzoi kërkesën ankimore të PS
Sipas Ndrecës, Kolegji Zgjedhor gjykoi që akti normativ i KQZ nuk kishte të bënte më gjithë territorin e Shqipërisë, por vetëm me një njësi zgjedhore, atë të Tiranës dhe si i tillë nuk krijonte një normë për gjithë vendin.
Akti normativ i KQZ për numërimin e votave të kontestuara nuk ishte përfundimtar, pasi ai bëri vetëm korigjimin e tabelave të KZAZ- ve të Tiranës,” thotë Tom Ndreca.
Gjatë prononcimit të tij lidhur me situatën paszgjedhore në Shqipëri, Ndreca thotë se sitemi zgjedhor ka nevojë për reformim.
Për të thembra e Akilit në procesin e numërimit është natyra partiake e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, KZAZ-ve.
Procesi i numërimit po stonon, po zgjatet. Grupet e numërimit dhe nivelet e administrimit të këtij procesi nuk duhet të jenë partiake, duhet gjetur një formë tjetër, jo partiake, ndofta forma elektronike, si e kanë vendet e BE, thotë ai.