Arrestohet ish-punonjësi i CEZ-it

Një vit më parë një shtetas nga qyteti i Elbasanit me banim në lagjen "5 Maji" gjeti vdekjen si pasojë e kontaktit me kabllot elektrike. Banorët e lagjes " 5 Maji" e kishin denoncuar disa herë rastin e kabllos elektrike, i cili kishte rënë nga shtylla dhe varej në rrugë.
Mësohet se gjatë këtij viti shtetasi Ylli Agolli ka qenë punonjës i kompanisë CEZ dhe punonte si elektricist, por edhe pas denoncimeve nuk kishte marrë masat e nevojshme, duke e bërë atë përgjegjës për ngjarjen. Rastet e vdekjes nga pakujdesia e punonjësve të elektrikut janë të shumta, ndërsa përgjegjësitë për to janë të pakta, duke lënë dhjetëra fëmijë jetimë. /S.Ll/Start/
2011-08-29 16:12