Festohet Fiter Bajrami, dita e solidaritetit dhe vëllazërisë

Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan duke iu përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit.
Festa e Bajramit u kremtua si çdo vit edhe në Shqipëri, ku besimtarët u mblodhën në orët e para të ditës nëpër xhami dhe falën namazin e festës. Pas faljes, besimtarët shkëmbejnë vizita në familjet e të afërmve dhe miqve për të uruar një vit më të mbarë. Në Tiranë, falja e namazit u bë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-hotel “Dajtit”, për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”.
Dita e Bajramit shëmbëllen paqe e gëzim. Vetë fjala Bajram do të thotë gëzim, begati, kënaqësi, hare. Një prej karakteristikave të kësaj dite është edhe dhënia e kontributit në të holla ose ushqime, ose siç njihet në fenë islame ndarja e zekatit, për të varfrit dhe familjet në nevojë.
Si çdo vit, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë pritet ta vizitojnë paraditen e sotme drejtuesit më të lartë të shtetit dhe personalitete të tjera të njohura, të cilët do të përcjellin urimet e tyre me rastin e Fiter Bajramit.
Ditën e djeshme, festën e uroi dhe kreu i KMSH-së, Haxhi Selim Muça, si dhe Presidenti Bamir Topi. Mesazh urimi dërgoi edhe Sektretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
/Start/E. B/
2011-08-30 10:05