Zihen me lopata për tokën, përfundojnë në spital

Policia lokale bëri të ditur se ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. Roçi, me banim në Librazhd dhe Xh. Zero, 50 vjeç, me banim në fshatin Kotodesh të Librazhdit, të cilët akuzohen për plagosjen e disa shtetasve për motive pronësie".
Mësohet se shtetasi S. Roçi, gjatë një debati për motive pronësie, ka goditur me sende të forta ( lopatë) shumë pranë tokës së tij, shtetasit me iniciale R.K, 63 vjeç, banues në fshatin Stëblevë dhe Q.H, 55 vjeç, banues në fshatin Llengë, komuna Stëblevë. Autori pretendon se toka është e tij, dhe se nuk ka pranuar të bisedojë me shtetasit e sipërpërmendur rreth kësaj çështjeje.
Ndërkaq një ngjarje e ngjashme me këtë ka ndodhur edhe në fshatin Kotodesh të Librazhdit, ku 50 vjeçari Xh.Zero, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta shtetasin A.Z, 58 vjeç, lindur dhe banues po në fshatin Kotodesh. Ndaj dy shtetasve ka nisur proçedimi penal për veprën penale “ plagosje me dashje”. Mësohet se tre shtetasit e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /S.Ll/Start/
2011-08-29 16:08