E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet, ju kap 2.5 kg kokainë në makinë

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se nje 39 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, u arrestua mbrëmjen e kaluar në hyrje të kryeqytetit, pasi me automjetin e tij po transportonte një sasi prej 2 kg e 624 gram kokainë. 

TIRANË- Ka shmangur ndalimin nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor Lezhë, por është ndalur nga rrugorët e Tiranës, të cilët kanë gjetur në automjetin që drejtonte një sasi prej 2 kg e 624 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se shtetasi Eduart Çela, 39 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, u arrestua mbrëmjen e kaluar në hyrje të kryeqytetit, pasi me automjetin e tij, me targë DR 9182 D, po transportonte një sasi prej 2 kg e 624 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë.
Sipas të njëjtit burim, lënda narkotike ishte e ndarë dhe paketuar në 5 pako. Mësohet se në cilësinë e provës materiale, policia ka bllokuar 3 aparate telefoni celularë, një shumë prej 36 000 lek dhe 900 euro si dhe mjetin tip Kia Sportage me targe DR 9182 D.
39 vjeçari Çela, sipas policisë, do të hetohet nga prokuroria e Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›