E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, si u bë dita ndërkombëtare e gruas

 

TIRANE- Viti 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit, që vendosen që çdo vit 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër, që u bëhej në punë atyre dhe fëmijëve.
Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›