8 Marsi, Rama: Bashkë me gratë drejt Europës
Kryetari i PS gjate një dreke te organizuar për gratë me rastin e festës ndërkombëtarë të gruas, 8 Marsin vërejti se aktualisht pozita e gruas në Shqipëri është shumë e rënduar. Rama tha se zhvillimi i nje vendi varet fuqishem nga gruaja
TIRANE-“Dora që tund djepin mund të ndryshojë botën. Një Shqipëri me burra dhe gra të barabartë në të gjitha drejtimet do të na cojë drejt Europës”, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste në një drekë organizuar për gratë me rastin e festës ndërkombëtarë të gruas, 8 Marsin. Kreu i PS, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës në drekën e organizuar në një lokalet në periferi të Tiranës ka shprehur mirënjohjen për figurën e femrës shqiptare. Rama theksoi se “8 Marsi nuk duhet te jete dita e grave, por edhe e burrave në funksion te grave”.
Sipas Ramës, fakti që pabarazia burrë-grua është ende “terse” në shoqërinë shqiptare, atëherë për të luftuar këtë duhen marrë masa që ky fenomen të zhduket. Të ndalet dhuna ndaj gruas, punësimi i femrave si në fshat ashtu dhe në qytet, rritja e rolit të gruas në vendimmarrje janë disa nga pikat që duhet të luftohen në mënyrë që femra të fitojë rolin e munguar në shoqëri.
Kreu i socialistëve vërejti se aktualisht pozita e gruas në Shqipëri është shumë e rënduar. Ai përmendi se paga e një gruaje është 75% e pagës së një burri, se mungojnë politikat mbështetëse ndaj gruas, se ekziston fuqishëm mendësia e vjetruar ndaj gruas dhe përkujdesja ndaj saj, sidomos në zonat rurale.
“Vendimmarrja e grave në shoqëri është më i ulëti në rajon dhe në vendet europiane, është dhe tregues i prapambetjes së shoqërisë sonë” , tha Rama duke kujtuar se në edhe në parlamentin shqiptar, figura e gruas përfaqësohet vetëm me 3-4 femra.
Në këtë kuadër Rama në këtë ditë të shënuar të grave ftoi femrën shqiptare të luftojë dhe të mos dorëzohet para sfidave që i vihen përpara.
(d.b/BalkanWeb)