Arrestohet kreu i Interpolit meksikan

Kreu i Interpolit meksikan, Ricardo Gutierrez Vargas, ka perfunduar ne burg me akuzen e trafikut te droges. Lajmi eshte bere i ditur nga Prokuroria e vendit.
Vargas dyshohej se kishte lidhje me trafikante droge dhe dyshimet jane vertetuar gjate hetimeve. Aktualisht ai ndodhet ne arrest shtepie, ku do te qendroje per 40 dite, deri ne hetimin e akuzave.
Javet e fundit gjate nje operacioni te koduar "Operation Clean-up", pas hekurave kane perfunduar edhe tre zyrtare te larte meksikane.
Si pasoje e dhunes per aferat e droges, ne Meksike gjate ketij viti kane humbur jeten 4 mije persona.