Arrestohet macja me tre celularë!
Një mace, e cila po transportonte tre telefona celularë në një burg është arrestuar.
Ngjarja e pazakonshme është shënuar në një burg të Sao Paolos në Brazil kur një roje sigurie vuri re që macja po ecte me shumë vështirësi.

U zbulua që macja kishte qenë e trajnuar për të bërë furnizimet për të dënuarit. Misioni i saj ishte krejt i veçantë, duhet të dorëzonte tre telefonat celularë tek shitësit e drogës, të burgosur, me qëllim që ata të merrnin drejtimin e trafikut të drogës, duke dhënë urdhra nga brenda qelisë nëpërmjet telefonit.
Mediat braziliane raportojnë se ka pasur një bum kërkesash për adoptim të kësaj mace me aftësi të veçanta.