E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha në "Apartamenti 2XL"

Pas më shumë se dy vitesh pritjeje, djemve të “Apartamentit 2XL” do t’u shkojë për vizitë kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Këtë të diel në “Vizion Plus”, ata nuk do t’i këndojnë më Sali Berishës, sepse më në fund do ta kenë të ulur në divanin e tyre. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë këtij televizioni dhe thuhet se Berisha do të jetë në “Apartament” siç nuk ka qenë kurrë më parë.

Ende nuk dihet a do të ketë pranuar kryeministri të futet në rol nga producenti Turjan Hyska, siç ndodh zakonisht me personazhet që ftohen në këtë program, shkruan GSH. Si traditë e emisionit, aktorët në fund të çdo episode i këndojnë me kitarë një personazhi të njohur, të cilin e ftojnë t’u shkojë për vizitë. Me këtë formulë simpatike ata arritën të kenë të ftuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›