E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet mashtruesi francez, kopjoji të dhënat bankare dhe u vodhi paratë qindra qytetarëve shqiptarë

Një 23-vjeçar nga Franca është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mashtronte qytetarët  duke ju vjedhur paratë në llogaritë bankare.

I  riu përmes mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve  dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celularë.

Ai  u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut.

23-vjeçari dyshohet se kishte mashtruar qindra qytetarë shqiptarë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›