E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Spanjës 60-vjeçari në Fier

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë arrestuar shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Madridit, për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtij shtetasi drejt Spanjës.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›