Arrestohet në Fier 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Shtetasi E. Z., alias R. Z., 43 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Operacioni u finalizua nga strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të kërkuar.
Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Pas arrestimit, 43-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë së Shtetit, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton se ky operacion i koduar “Operacionalja 74” është një tjetër goditje ndaj elementëve të krimit të organizuar dhe dëshmi e angazhimit të Policisë së Shtetit për forcimin e sigurisë publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
/rtsh.al/