E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Francë serbi, pjesëtar i “Skorpionëve”

PARIS-Është arrestuar në Francë një pjesëtar i njësitit paramilitar serb, i cili e kishte filmuar ekzekutimin e boshnjakëve afër Srebrenicës në vitin 1995.

Prokuroria për krime të luftës në Beograd tha se 47 vjeçari Miodrag Momiç është arrestuar në Grenobël, ku fshihej me identitet fallso.
Pjesëtari i njësitit "Skorpionët" kërkohej nga Serbia, ndërsa Interpoli kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për krime lufte në Bosnje në vitin 1995.
Videoja e ekzekutimit u shfaq në vitin 2005 gjatë gjykimit të ish- presidentit serb Sllobodan Milloshevic në Tribunalin e Hagës.
Katër anëtarët tjerë të njësitit u dënuan në vitin 2007 në Beograd me 13 deri 20 vjet burg.

(d.b/Evropalire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›