E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet njëserb i dyshuarpër krime lufte

FRANCË- Arrestohet në Francë një shtetas serb i dyshuar se ka marrë pjesë në masakrën famëkeqe të Srebrenicës, të vitit 1995 në Bosnje-Hercegovinë.

Autoritetet franceze njoftuan se personi në fjalë i identifikuar si Milorad Momiç, u arrestua sot në mëngjes me një urdhër arresti europian. Momiç jetonte në juglindje të Francës me një emër tjetër, të cilin e kishte zgjedhur pasi mori nënshtetësinë franceze në vitin 2005.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim në pritje të fillimit të procedurave të ekstradimit. Policia tha se Momiç u identifikua falë informacioneve të dhëna nga një koleg i punës, i cili tha se ai kishte pranuar që kishte qenë pjesë e forcave speciale Akrepët që akuzohet për vrasjen e 8 mijë personave në Srebrenicë. Po sot pasdite, policia boshnjake njoftoi se ka arrestuar një serb të Bosnjës, të akuzuar për vrasje, dhunim dhe torturim të myslimanëve gjatë luftës së viteve 1992-95.

Zyra e Prokurorisë njoftoi se Sasha Bariçanin është arrestuar në Pale. Ai dyshohet për kryerje të krimeve kundër njerëzimit në lagjet e Sarajevës në vitin 1992.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›