E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Gjermani i akuzuari serb për krime lufte

Një i akuzuar serb për krime lufte gjendet prej disa javësh në gjendje arresti në Gjermani.
Siç bëri të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë në Berlin, ish-anëtari i një njësie paramilitariste serbe, Zoran Obradoviç është kapur në Gjermani para disa javësh. Ajo konfirmoi me këtë njoftimet e medieve të huaja.

"Gjykata e Lartë e Frankfurt mbi Majn ka miratuar ekstradimin e tij për në Serbi", bëri të ditur zëdhënësja. Obradoviç ka paraqitur ndërkohë ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese gjermane. I akuzuari për krime lufte, Zoran Obradoviç ka qenë anëtar i "Çakallëve", një njësie paramilitariste serbe, e cila ka qenë aktive në kohën e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Që nga e hëna pjesëtarë të dikurshëm të kësaj njësie duhet të përgjigjen para drejtësisë në Beograd për vrasjen e 43 civilëve shqiptarë në fshatin Çushkë në maj të vitit 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›