Mahmuti: Gruevski mbyll mediat kundër tij
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti, dënoi dhunën policore ndaj medieve në Maqedoni.
Duke marrë shkas nga rasti i fundit ku arrestuar pronari dhe disa drejtues të tv A1 në Shkup, Mahmuti akuzoi direkt kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, që sipas tij po mbyt të gjitha zërat ndryshe.
“Arrestimi i Velija Ramkovski, pa marrë parasysh se me cilin argument po mundohen të justifikohet nga ky regjim nuk duhet të shihen të shkëputura nga të gjitha veprimet e dhunshme tanimë të njohura për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar që ushtrohen me qëllim të vendosjes së uniformizmit politik të VMRO-së. Montimi i proceseve gjyqësore dhe shantazhet e formave të ndryshme synojnë ngulfatjen e mendimit ndryshe”, ka thënë për mediat.
Ai shtoi se Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon politikën diktatoriale të VMRO-së dhe të partive politike shqiptare që kanë qenë dhe që janë argat dhe ndërmjetësues të përforcimit të pozitave antidemokratike të regjimit terrorist të Nikolla Gruevskit.