KE: Viti 2010 shënoi rekorde për katastrofat natyrore

Komisionerja e Komisionit Evropian për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva, vlerësoi se dëmi ekonomik i shkaktuar nga katastrofat natyrore ka arritur në mbi 180 miliardë euro. Ndërkohë, vitet e mëparshme kjo shumë ka kapur shifrat e mbi 80 miliardë eurove.
Gjatë vitit 2010 të paktën 300 mijë persona kanë humbur jetën nga katastrofat natyrore, 250 mijë prej të cilëve vetëm në tërmetin që shkatërroi Haitin gjatë muajit janar.
Tërmeti i Kilit, përmbytja në Pakistan, vullkanet në Islandë dhe Indonezi janë vetëm disa nga fatkeqësitë natyrore që prekën botën përgjatë vitit 2010.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-26 13:13
[