Arrestohet në Kavajë Fatmir Mahmudaj, i kërkuar nga Interpoli italian/ Akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale
Policia e Shtetit ka arrestuar në Kavajë 47-vjeçarin Fatmir Mahmudaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Mahmudaj ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar ndaj tij, më 25 maj 2026, një urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë për të përfunduar procedurat e ekstradimit të 47-vjeçarit në Itali.