E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Laprakë 30-vjeçari nga Finlanda i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas finlandez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Finlandeze, është arrestuar nga policia shqiptare në zonën e Laprakës, në Tiranë. Operacioni u krye në kuadër të aksionit policor “The Wanted”, me qëllim ekstradimin e tij drejt Finlandës.

Falë informacioneve të siguruara nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit L. E., 30 vjeç, me shtetësi finlandeze.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

Hyrje në banesë private

Vjedhje me dhunë

Shtrëngim me kanosje për dhënie pasurie (e mbetur në tentativë)

Heqje të paligjshme të lirisë

Procedurat për ekstradimin e tij drejt Finlandës janë në vijim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›