Organizatat fetare shtojne aktivitetin ne ndihme te personave ne nevoje

Punonjesit ne nje Qender Sherbimesh per Familjen dhe Femijet Hebraike ne Cherry Hill te Nju Xhersit po ndihmojne nje klient te rregullt
David Azrak dikur ishte nje avokat i paguar shume mire. Por gjendja e tij ekonomike eshte aq e rende tani saqe shpesh nuk ka para per ushqime dhe i merr nga kjo qender.
Nese nuk do te gjeja ndihme ketu nese sdo te kisha miqesine dhe miresine e tyre nuk do tia dilja dot.- thote ai
Ne nje qender banimi me subvencion nga shteti Sarah Schweitzer-in e viziton ne shtepi nje infermiere e Qendres per Familjen Hebraike.
Kjo organizate hebraike ndihmon 2 mije e 800 te moshuar ne pjesen jugore te Nju Xhersit. Nje nder funksionet e tyre eshte te organizojne aktivitete sociale per te moshuarit
Keto programe financohen me nje kombinim fondesh qeveritare dhe donacionesh private. Por vjet fondet qeveritare u pergjysmuan.
Jennifer Weiss eshte drejtoresha rajonale
Tani na duhet te perballojme vete shume me teper nevoja sepse megjithese zhduken fondet nuk zhduken kerkesat.
Zonja Weiss thote se aktivitetet sociale dhe kujdesi shendetesor shtepi me shtepi ndihmojne te moshuarit te mos shtrohen ne spitale gje qe do ti kushtonte shume me teper qeverise.
Ram Cnaan eshte profesor i politikave sociale ne Universitetin e Pensilvanise. Ai thote se organizatat fetare ofrojne sherbime me kosto te ulet pasi kane ndihmen e vullnetareve dhe rrjet donatoresh
do dollar nga fondet qe marrin nga qeveria ofron sherbime 30-40 per qind me efektive krahasuar me te njejtat sherbime ne institucione qeveritare.
Zoti Cnaan thote se kerkimet qe ka bere kane treguar se njerezit jane me te kenaqur kur marrin ndihme nga komuniteti i tyre.