E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetesimet ekonomike nxisin tensionet mes Frances dhe Britanise

Rritja e vogel ekonomike dhe borxhet e medha i kane tendosur lidhjet mes Bashkimin Evropian kete vit duke ngritur argumentet se Evropa ose duhet te qendroje me e lidhur nga ana fiskale dhe ekonomike ose te perballet me perspektiven se eurozona prej 17 vendesh mund te shperbehet.

Britania e cila nuk eshte pjese e eurozones e beri te qarte ne fillim te muajit se nuk do te behej pjese a nje pakti te ri fiskal te nxitur nga Franca dhe Gjermania. Kjo ka tendosur marredheniet mes Frances dhe Britanise. Te njejten gje kane bere edhe komentet nga zyrtaret e qeverise franceze sikurse ministri francez i ekonomise Francois Baroin.

Gjate nje interviste ne radio zoti Baroi hodhi poshte ndonje mesim ekonomik nga Britania. Ekonomia britanike eshte shume shqetesuese tha ai duke shtuar se ishte me e preferuar te jesh francez tani sesa britanik.

Njoftimet thone se Britania i ka kundershtuar keto njoftime dhe citime te tjera franceze. Tomasz Michalski profesor ne shkollen e biznesit HEC ne Paris thote se si Franca ashtu edhe Britania duhet te shqetesohen.

Po te shikosh te dhenat ekonomike Franca dhe Mbreteria e Bashkuar nuk i kane punet mire. Kane borxhe te medha ne krahasim e te ardhurat. Franca ka rreth 90 perqind dhe Britania rreth 80 perqind. Te dy vendet rrezikojne recesionin. Ndaj perspektivat qe te dy vendet te marrin borxhe te tjera ne te ardhmen jane ende te larta.

Agjencite e vleresimit perfshi Fitch Ratings te premten kane paralajmeruar per mundesine e zhvleresimit te kreditimit per Francen. Kjo do te ishte nje goditje per fushaten e presidentit francez Nicolas Sarkozy per rizgjedhje vitin qe vjen.

Sarkozy nuk ndjehet mire me zhvleresimin e kreditimit per Francen para zgjedhjeve presidenciale. Sepse do te ndodhte nen drejtimin e tij dhe ai do te mbahej pergjegjes.

Faktikisht parashikimet per Evropen si e tere jane te zymta. Banka Qendrore Evropiane permes nje raporti te henen parashikoi kohe te veshtira ekonomike gjate vitit qe vjen me rritje te vogel ekonomike dhe shkurtime te financimeve per bankat. Por ne takimin me ligjvenesit evropiane presidenti i Bankes Qendrore Evropiane Mario Draghi menjanoi drojen per nje shperberje te eurozones.

Nuk kam dyshime per fuqine e euros qendrueshmerine dhe pakthyeshmerine e saj. Monedha e njejtesuar eshte e pakthyeshme.

Te henen ministrat evropian te financave rane dakord te akordojne 196 miliard dollare per Fondin Monetar Nderkombetar per te ndihmuar ne lehtesimin e gjendjes per ekonomite e trazuara te eurozones. Por shuma faktikisht ishte premtuar te ishte 261 miliard dollare nga udheheqesit evropian. Sipas njoftimeve Britania nuk pranoi te kontribonte per kete fond.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›