E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Tiranë trafikanti i drogës, i shpëtoi FBI-së

TIRANE- Është arrestuar mbrëmë në Tiranë një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane. Policia konfirmon se ndaj të arrestuarit Gazmir Gjoka kishte një urdhër arrest ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Gjykata e New Jersit në SHBA kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë ndaj 56 vjecarit.

Gazmir Gjoka, së bashku me 3 shqiptarë të tjerë kishte arritur ti shpëtonte një operacioni të policisë në Shetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike i cili u zhvillua në SHBA në mars të këtij viti. Organizata akuzohej dhe për trafik armësh , cigaresh dhe kontrabandë, pastrim parash dhe vrasje.

Gazmir Gjoka- shkruan një media amerikane- kishte arritur ti shpëtonte nga kthetrat e agjentëve të FBI-së, duke u larguar nga SHBA-ja.

Operacioni u cilësua si një sukses falë bashkëpunimit mes agjentëve federalë dhe Shqipërisë , Maqedonisë, Serbisë, Kanadasë, Holandës, dhe SHBA.
Agjentët që prej 2003 po hetonin mbi veprimtarinë e kësaj organizate e cila kishte bazat e saj në New Jersey, New York, Filadelfia, Cikago, Kanada dhe Holandë.

Mbi 17 persona, nga 26 të pandehur u arrestuan gjatë operacionit të marsit, i cili zgjati 5 ditë në shtetin e Neë Jersit. Opereacioni u kodua”Shqiponja e Zezë” për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë rrjet trafikimi. Arrestimet u kryen dhe në Bruklin, State Island dhe Nju Jork.

Arrestimi u shoqërua dhe me sekuestrimin e sasisë më të madhe të ekstazisë, heroinës dhe metamfetaminës kristal dhe 500 mijë dollarë kesh si dhe dy aeroplanë që besohet se ishin përdorur për transportimin e drogës dhe mallrave të tjerë të paligjshëm. Njëri nga avionët u kap në "Lincoln Park Airport" në Neë Jersey ndërsa tjetri në "Hartford-Brainard Airport" në Connecticut.

Agjentët e FBI-së të maskuar si keqbërës kishin arritur të binin në kontakt me rrjetin për të blerë prej tyre 30,000 pilula të drogës “Ecstasy”, 2.5 kile heroinë, një revolver 9mm pushkë automatike dhe argjendari të vjedhura. Madje negociatat ishin bërë edhe për pastrim parash, marrëveshje për importimin e sasive të mëdha droge përfshi edhe kokainë, marihuanë, steroide anabolikë dhe rreth një milion pilula "Ecstasy" nga vende si Kanada, Greqi, Maqedoni, Shqiperi, Turqia e Serbi.
Negociatat ishin zhvilluar në disa zona të të New Jersey-t si edhe në New York, Chicago, Toronto, Miami dhe Hartford, Connecticut.

Gjatë operacionit të marsit u arretuan Peter Manna, 29 vjeç , Pablo Almanzar, vjeç 30, Hajrudin Pejcinovic, 39 vjeç, Adis Radoncic, vjeç 30, Lou Degidio, vjec 38,
Eugene Degidio, vjeç 44, Paul Robinson, vjeç 61, Louis Luyton, vjeç 71, Ervis Gjoni, vjeç 23, Galitiano Gjoni, Sviatlana Aheyeva, vjeç 24, Minir Rizvani, vjeç 31, Mile Petkovski, vjeç 49,Jason Patrick, vjeç 30, Perparim Billa, vjeç 38, Abdul Al-Houssaine, vjeç 42, Mirsad Kolasinac, vjeç 36.Ndërsa ishn arrestuar më parë
Alban Tase, vjeç 34, Gejsi Siko, vjeç 29, Gentian Naci, vjeç 33, Christopher Curanovic, vjeç 28.

Kishin arritur ti shpëtonin arrestimit Roden Kote, vjeç 32, i cili më  pas ishte arrestuar në Shqipëri dhe pritet ekstradimi i tij drejt  SHBA-së, Rasim Corhamzic, vjeç 42, Myfit Dika, vjeç 44, Kujtim Lika, vjeç 44, dhe Gazmir Gjoka, vjeç 56 i cili banoten në Yardville, New Jersey dhe besohej se ishte larguar nag SHBA-ja.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›