Maqedoni, shkon në 150 numri i të prekurve nga A/H1N1
Vazhdon të rritet në Klinikën Infektive në Shkup, numri i rasteve të infektuarëve nga virusi i tipit AH1N1. Gjatë orëve të fundit janë pranuar mbi 32 raste të të sëmurëve nga ky grip, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në mbi 150 persona "Mes të infektuarëve ka edhe nxënës, por edhe qytetarë të moshave tjera. Rezultatet pritet t'i konfirmojmë shumë shpejt", ka theksuar udhëheqësja e komisionit për gripin pandemik, Jovanka Kostovska. Ky komision mbikqyret në nivel qeveritar dhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila njoftoi se nuk ka vend pwr tw shpallur shkallwn e epidemisw. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë ndërmarrë të gjitha masat nëpër shkolla për të pasur nën kontroll këtë virus që në disa raste mund të jetë edhe me pasoja vdekjeprurëse.