E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti-Cervenkovski, bashkëpunim për zgjidhjen e kontekstit të emrit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti realizoi të mërkurën në Tetovë një takim me kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski. Pas takimit, politikanët deklaruan se janë marrë vesh se do të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjen së emrit kushtetues. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se është optimist, për faktin se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe Bashkim Europian. Ndërkaq, lideri i opozitës maqedonase shprehu brengosjen se një muaj pas rekomandimit të KE-së, asgjë nuk është bërë. Cërvenkovski përsëri theksoi se kryeministri Gruevski e ka mbështetjen e plotë të partisë së tij për zgjidhjen e kontestit të emrit. Takimi i dy liderëve është komentuar edhe nga analistë shqiptar në Maqedoni. Analisti shqiptar, Jeton Shasivari thotë se ish-presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski po përgatit skenare dhe strategji për tu kthyer në pushtet. Ai thotë takimi mes dy liderëve është në funksion të Cërvenkovskit. Ndërkaq, analisti dhe profesori universitar, Osman Kadriu thotë se takimi mes Ahmetit dhe Cërvenkovskit nuk do të ketë rëndësi për çështjen shqiptare në Maqedoni, pasi sipas tij, lideri i opozitës maqedonase nuk do të jetë në predispozicion të flas për çështjet shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›