E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Vlorë, në Italidrejtoi organizatë kriminale

VLORE- Në vijimësi të operacioneve të suksesshme për kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim brenda dhe jashtë vendit ditën e sotme nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë arrestoi Arben Njazi Isufin (Purizio).

51 vjeçari me banim në lagjen “Pavarësia” të Vlorës u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Kujtesa” dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol

Arben Isufi dyshohet se ka drejtuar një organizatë kriminale me anëtarë shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin e narkotikëve dhe qënieve njerëzore në drejtim të Italisë në vitin 1998. Në ngarkim të tij është lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar Nr. 96/99 datë 10.07.1999, nga Gjykata Penale e Reggio Calabria, Itali. Ky shtetas pritet ti nënshtrohet procedurave ligjore për ekstradimin e tij për në Itali.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›