E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, sekuestrohet 1 ton kanabis, kapen një shqiptar e dy grekë

ATHINE - Më shumë se 1 ton marihuanë është sekuestruar dhe 3 persona janë arrestuar, gjatë një operacioni të policisë greke në Vula.

Policia konfiskoi në total 1 ton e 89 kg kanabis, dy kamionë frigoriferë, një makinë të vogël private dhe një shumë prej 100 000 euro. U vunë në pranga 3 persona, nga të cilët, një shqiptar 37 vjeç, një grua greke 37 vjeç dhe shoferi i njërit prej kamionëve.

Të arrestuarit akuzohen se kishin ngritur një organizate kriminale në Greqi, e cila e kishte qendrën në një apartament në Vula. Ata trafikonin sasi të mëdha kanabisi me anije të shpejta dhe më pas me kamionë frigoriferë.

Gjatë operacionit të policisë, shqiptari arriti të arratiset duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit në katin e dytë, por u identifikua dhe u arrestua në mbrëmje, në një klinikë private në Glifada.

Policia po heton për gjetjen e e bashkëpunëtorëve me këtë organizatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›