E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, mori ryshfet 20 mijë euro

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Operacioni policor i koduar “Apps” arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20,000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.

Policia e Shtetit bën të ditur se po punohet për kapjen e organizatorit të këtij rasti, të identifikuar tashmë nga Policia.

Po ashtu bëhet e ditur se u sekuestruan 20,000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet.

“26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20 mijë euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç. Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 mijë euro”, informoi Policia.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›