E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 52-vjeçare, mashtronte si punonjëse e Ambasadës Amerikane

Është arrestuar sot nga forcat kundër krimit ekonomik një grua e cila mashtronte njerëzit në këmbim të vizave amerikane ose të kredive bankare. Hanëme Shandroi, 52 vjeç, dyshohet si supermashtruese, pasi ka arritur të mashtrojë shumë njerëz duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash. Hetimet kanë nisur pasi në prokurorinë e Tiranës janë depozituar më shumë se 19 kallëzime penale. Pas vëzhgimeve të hollësishme është bërë e mundur kapja e saj në flagrancë dhe më pas arrestimi. Ajo herë paraqitej si punonjëse e Ambasadës Amerikane herë si punonjëse bankash, duke u mbushur mendjen njerëzve që në këmbim të një vize, ose kredie ti jepnin deri në 160 000 lekë personi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52 vjeçares  policia  gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale dokumentacionet e mbi 23 personave që kërkonin vizë për të shkuar në Amerikë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›