E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një nga grabitësit e shtëpisë në Ngraçie,Mallakastër

Të tjera rreth shkrimit Mallakastër, i zoti i shtëpisë vret hajdutin MALLAKASTER - Një nga personat, e përfshirë në grabitjen e banesës së Ylli Kapllanajt në Ngraçie të Mallakstrës, është arrestuar. Ai quhet Roland Zeqiraj, 24 vjeç. Bashkëpunëtorë të tij ishin Olsian Çelën, Eridion Danajn si dhe Ildjon Alushaj, i cili u vra nga i zoti i shtëpisë.

Zbardhja e ngjarjes së rëndë në Ngraçie të Mallakastrës vazhdon, që nga mbrëmja kur Kapllanaj goditi bandën e grabitësve të shtëpive. Hajdutët e shtëpive kishin kohë që vepronin në kë zonë, ku banorët u detyruan pjesërisht t'i lenë banesat e tyre për shkak të çarjeve të rrezikshme të tokës muaj më parë. Prej tyre mësohet se ata e kishin vënë në dijeni policinë për këtë fakt, por asnjë masë nuk ishte marrë.

Zyrtarisht, policia deklaroi pas vrasjes së Alushajt:

"Sot, me datë 20.04.2013 në vendin e quajtur fshati Ngraçie Mallakastër është vrarë me armë zjarri automatik, shtetasi Ildjon Alushaj, vjeç 21. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.00 në oborrin e banesës së shtetasit Ylli Kapllanaj, i cili ka njoftuar policinë...Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›