E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria zbardh vjedhjet ndaj qytetareve nga kompania ceke EZ me mbifaturimet

Për task-forcën e prokruorisë së Tiranës, që tashmë ndodhet në fazën ndarjes së përgjegjësive penale për abuzuesit, hetimi ka nisur në janar të 2011-s. Kohë kjo, kur qytetarët janë njohur me faturat e muajit nëntor – dhjetor të 2010-s, ku faturistës me ndihmën e lexuesit elektronik të matësve të energjisë elektrike kanë abuzuar me mbifaturimet e energjisë së konsumuar.
Prokuroria, ka konstatuar vjedhjet në rreth 14 mijë abonentë, vetëm për dy muajt e fundvitit të 2010-s. Disa prej të ndëshkuarve nga mbifaturimi i janë drejtuar Gjykatës, duke kundërshtuar faturat e vendosura nga CEZ-i.
Në mesin e rreth 300 padive që janë drejtuar togave të zeza dhe që kanë përfunduar e ndodhen në fazën e gjykimeve është edhe shoqëria “Ani” sh.pk. me aktivitet biznesni klinik mjekësore.

Si kjo kompani, kanë pësuar edhe shumë familje të cilëve i është mbifaturuar konsumimi i energjisë duke i vendosur në mënyrë afrofe shumat nga 350 mijë deri në 650 mijë lekë të vjetra për një muaj. Sipas akuzës, të gjitha këto abuzimeve kryeheshin nga faturistët, të cilët nuk lexonin matësat e energjisë elektronike në box-et e pallateve, duke I regjistruar disa nga këto matësa me anomali. Çka automatikisht këtij matësi I vendosej tarifa afrofe nga përgjegjësit e departamentit të shitjeve në ÇEZ-in çek.
Sipas akuzës, vlera e dëmit të shkaktuar ndaj qytetarëve dhe bizneseve arrin shifrën e 5 milion eurove të cilën ÇEZ-i e ka përfituar me faturat afrofe gjatë fundvitit të 2010-s dhe fillim vitit 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›