Nisin punimet per ndertimin e Xhamise se Namasgjase ne Tirane
Kanë nisur sot në Tiranë punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë. Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e saj kanë qenë të pranishëm kryeministri Berisha, kryebashkiaku Lulzim Basha dhe kryetari i Komunitetetit Mysliman Selim Muca, të cilët nënshkruan një marrëveshje, që i hap udhë ndërtimit të xhamisë, kopjet e të cilës do mbahen nga të tre personalitetetet.
Berisha: U vendos në vend një e drejtë e mohuar për 20 vjet
Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha u shpreh se ndërtimi i kësaj xhamie është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë. Sipas tij u vendos në vend një e drejtë e mohuar për 20 vjet.
“Sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtaret myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë. 22 vjet më parë me themelimin e partisë së parë opozitare ne shpallëm si parim themelor që aty ku janë, aty ku jetojnë 4 të krishterë të ndërtohet një kishë, aty ku janë 4 myslimanë një xhami, aty ku janë 4 bektashinj një teqe. Ne shpallëm respektin e palëkundur ndaj feve”- shpreh kryeministri.
Muça: Sot ditë historike për besimtarët
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, e ka konsideruar këtë ditë si një ditë historike, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për mbarë shqiptarët kudo që janë. Sipas tij Namazgjaja është shprehje e shpirti të madh e bujar e atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin.
“E lus zotin e lartësuar të na e lehtësojë punën tonë në të gjithë proceset e punës për nderimin e xhamisë së madhe”,- tha Muca.
Basha: Keqardhje për kohën e humbur
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha i cili rreth 2 vjet më parë premtoi ndërtimin e Xhamisë e ka konsideruar këtë moment të rëndësishëm, jo vetëm për besimtarët e shumtë myslimanë të cilët kryenin ritet e faljes në ambiente të papërshtatshme por edhe për vetë kryeqytetin.
“Ndiej keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Jeni dëshmitarë për besimtarët e shumtë, vëllezërit e shumtë që falen në rrugët e Tiranës, në ditë feste apo në ditë të tjera të shënuara dhe kjo vetëm sepse na kishte munguar për një kohë të gjatë, Bashkisë së Tiranës i kishte munguar për një kohë të gjatë besimi, vullneti dhe dashuria për të ndërtuar këtë vepër. Xhamia e Madhe e qytetit, kompleton mozaikun e objekteve të rëndësishme të kultit në kryeqytetin e shqiptarëve dhe shënon një premtim tjetër të mbajtur para njëri-tjetrit dhe Zotit të Madh” – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.
Xhamia e Namazgjasë
Xhamia do të ndërtohet në lulishten prej 5 mijë metrash katrorë pranë Parlamentit ose siç njihet ndryshe “Namazgjaja”. Ajo pritet të jetë projekti më i madh i kultit mysliman jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Do të ndërthuren orientalja me modernen dhe tradicionalen shqiptare.
Xhamia do të kushtojë rreth 10 milion euro e do të financohet nga qeveria e Kuvajtit dhe ajo turke. Funksioni i saj nuk thjeshtë i një objekti kulti për falje si adhurim ndaj zotit. Ajo do të ketë në natyrën e një qendre islame ku mendohet që të jenë edhe dy kate nën tokë për parkim, si dhe ambiente për aktivitete të tjera të natyrës kulturore dhe fetare.