Arrestohet një prej pengmarrësve të djeshëm në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një prej të dyshuarve për pengmarrjen e realizuar gjatë ditës së djeshme në Tiranë, pranë Profarmës.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se i arrestuari është shtetasi Esat Luga, 31 vjeç. Ai është arrestuar në zonën Don Bosko-s, ndërsa u përfshi dhe me tre pjesëtarë të tjerë, në një pengmarrje.
Luga akuzohet për pengmarrjen e Sajmir Shenjatarit, pronar i një pike bastesh sportive. Shenjtari u mor peng nën kercenimin e armeve mbremjen e se premtes, për shkak të borxheve që i kishte ky i fundit, shtetasve të tjerë.