E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Opozita ka detyrën të çlirojë vendin nga kapja e shtetit

Politikani i njohur, Spartak Ngjela, ka thënë se vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e PS-së, ishte i paligjshëm.

Sipas Ngjelës, tashmë sistemi i drejtësisë dhe gjithë shteti është kapur dhe për këtë arsye, opozitës i del një detyrë historike për ta çliruar vendin nga kapja e shtetit.

Ngjela ka thënë se kjo gjë mund të bëhet vetëm me zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, tashmë shteti nuk funksionon, ndërsa vendi udhëhiqet nga një qeveri që ka vjedhur votat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›