E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 53-vjecarit i gjendet arme pa leje ne brez



SHKODER - Nje 53-vjecar eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga policia e Shkodres me akuzen per armembajtje pa leje. Burimet nga policia e Shkodres bejne me dije se rreth ores 0300 nga efektivet e Komisariatit te Policise Shkoder eshte bere arrestimi ne flagrance i Gani Hurmit 53 vjec lindur dhe banues ne lagjen Guerrile te ketij qyteti. Arrestimi i tij u be ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative dhe pas kontrollit te ushtruar nga ana e policise po ne kete date ne vendin e quajtur Muriqan afer doganes i eshte gjetur ne brez nje pistolete model 54 se bashku me nje kreher me 7 cope fisheke te cilen e mbante pa leje. Nderkohe materialet ne ngarkim te Gani Hurmit i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

9 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›