E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një somalez në Rinas

Në pranga ra Fooësi Sheq Axmed, 33-vjeç, lindur në Somali dhe banues ne Mogadishu.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë përpunimit linjës Alitalia me destinacion Romën janë paraqitur para kabinës tre shtetas somalezë, Fooësi Sheq Axmed 33 vjeç, Aisha Cali 22-vjeç, e lindur ne Somali dhe banuese në Mogadishu si dhe Naima Farax  24-vjeç, lindur ne Somali dhe banues ne Mogadishu.

Gjatë verifikimit për rregullsinë e dokumenteve të dy shtetaseve somaleze ne bazë të fotografisë që ndodhej në pasaporta dhe pamjes vizave e fizike ato i janë nënshtruar kontrollit të vijës së dyte dhe intervistimit ku gjate pyetjes dhe në vijim te hetimit rezultoi se dokumentet e tyre si më sipër ishin blerë në Athine të Greqisë për një vlerë prej rreth 400 euro.

Të dyja këto shtetase shoqëroheshin nga vëllai i tyre shtetasi somalez Axmed i pajisur me pasaporte suedeze dhe leje qëndrimi në Suedi, për të huajt të rregullt dhe si destinacion final kishin këtë shtet. Për sa më sipër shtetasi somalez u arrestua ne flagrance për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe me pas u shoqërua dhe u sigurua në dhomat e paraburgimit të Komisariati të Policisë Nr.3 Tiranë ndërsa dy shtetaset  Aisha Cali  dhe Naima FARAX u dorëzuan për të bërë të mundur riatdhesimin e tyre. /Start/

                                                                                             2011-11-30 10:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›