E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen pasuritë qindramilionëshe të sindikalistit

 Policia e Shtetit njoftoi se deri më tani janë sekuestruar një sasi prej 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj).

Nga një hetim intensiv i sektorit Kundër Pastrimit Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjatë kohës që drejtonte BSPSH-në, nëpërmjet “Shpërdorimit të Detyrës”, Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve”, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish-shtypshkronjën “11 Shkurti” konkretisht, tre ndërtesa, një njëkatëshe, një dykatëshe dhe një trekatëshe me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit” Tiranë, të cilat ishin prona të BSPSH-së.

Pronat e mësipërme shtetasi Valer Xheka, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish shtetasit Valer Xheka me Certifikatë Pronësie. Në ngarkim të shtetasit Valer Xheka është regjistruar Procedimi për veprën penale “Pastrim i produkteve të Veprës Penale”.

Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij. Nga Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për dokumentimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-30 14:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›