E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vite burg për Lavdërim Tufën

Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor sot Tufën, për tre vrasje, midis të cilave edhe ajo e Fatmir Ramës, ngjarje e ndodhur në vitin 2003 në Lundër.

Një seance me parë, prokuroria e Tiranës, në dhënien e konkluzioneve hetimore te saj kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Lavdërim Tufën. 35 vjeçari Lavdërim Tufa ndodhet i arrestuar që prej vitit 2003.  Ndërkohë që, pala mbrojtëse ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës se prokurorisë.

Pak kohë pas ngjarjes, Lavderim Tufa u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë që Gjykata e Lartë, me një vendim të saj, e ktheu çështjen e tij për rigjykim, duke pretenduar për parregullsi në proces. /Start/

                                                                                             2011-11-30 14:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›