Rama: Privatizimet, për interesa të Berishës

Urdhri i kryeministrit Berisha për te privatizuar te gjitha pasuritë publike te mbetura, brenda vitit 2011 është kundërshtuar ashpër nga opozita. Ne një dalje te posaçme para mediave për këtë çështje, kryetari i partisë Socialiste Edi Rama tha se ne te vërtetë Berisha po iu konfiskon shqiptareve 1280 asete publike publike para zgjedhjeve lokale. Lideri i opozitës theksoi se kjo është plaçkitja me e madhe e bërë nga qeveria, duke pohuar ndërkohë se selia rozë disponon informacione se destinacioni i vërtetë i pronave, është për përfitime personale nga vete kryeministrit Berisha. Kreu i opozitës, shtoi se kjo dosje gjigande, me e madhja për përmbajtjen korruptive, do t?i lihet ne dore publikut për te kuptuar fytyrën e vërtete te qeverisjes aktuale, duke shtuar se kjo është arsyeja pse te gjithë duhet te bashkohen ne demonstratën e 18 shkurtit. Por Rama paralajmëroi se kur PS-ja te vije ne pushtet çdo proces korruptiv privatizimi do te hidhet poshtë, duke iu referuar shume privatizimeve qe janë bere e qe pritet te marrin jete ne ditët ne vijim. Gjate mbledhjes se taks forcës për privatizimet ditën e enjte, kreu i ekzekutivit ngarkoi ministrat qe e gjithë kjo procedure te përfundojë sa me shpejt qe te jete e mundur, duke mos bere asnjë tolerance për vonesat.
Shpërndaje