E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet para gjykatës ish-kryeministri i Pakistanit

Arrestohet para gjykatës ish-kryeministri i Pakistanit

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është arrestuar sot përpara një gjykate në Islamabad. Ai u paraqit në gjykatë me akuza për korrupsion, për të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Partia e tij Terek-e-Insaf njoftoi se Khan u arrestua në ambientet e gjykatës nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë, organi shtetëror kundër korrupsionit, raporton AP.

Një zyrtar i lartë i partisë, Fawad Chaudhry, njoftoi se Khan ishte tërhequr zvarrë nga gjykata dhe se agjentët e qeverisë e kishin futur në një makinë policie dhe se Khan tani ishte në paraburgim.

Ai e përshkroi arrestimin si një “rrëmbim”. Zyrtarët e organit anti-korrupsion thanë se Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë lëshoi një urdhër arresti për Khan javën e kaluar, në një rast të veçantë korrupsioni dhe se urdhër-arresti nuk parashikonte lirim me kusht.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›