E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet për tentativën e privatizimit të Albpetrol

albeptrolProkuroria ka nisur hetimet për tentativën e dështuar të qeverisë për privatizimin e Albpetrol, pasi disa kallëzimeve.

Shqip bën me dije se njësia Task-Forcë ka nisur verifikimet e para për procedurat e tenderit, zhvillimin e tij, fituesit dhe depozitimin e garancive nga firmat pjesëmarrëse. Kjo, pasi ka dyshime se ky tender është bërë vetëm formalisht nga ana e anëtarëve të komisionit të vlerësimit, të cilët nuk kanë kontrolluar më parë për dokumentacionin përkatës.

Faza e parë e hetimit ishte sekuestrimi dhe bllokimi i dokumentacionit për këtë tender.

Amerikanët e Vetro-s deklaruan një çmim rekord prej 850 milionë eurosh për privatizimin e Albpetrol, por nuk ndodhi asgjë, pasi kompania nuk e pagoi shumën e garancisë prej 170 milionë euro./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›