Arrestohet për dhunim banese djali i Nehat Kullës, kishte mosmarrëveshje me njerkën

Është arrestuar për dhunim banese Robert Kulla, i biri i Nehat Kullës. Sipas policisë dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.
Sipas policisë shkak është bërë konflikti për vilën. Të dy kanë certifikatë pronësia dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Sipas policisë rasti është i përsëritur.
Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali”, një nga krerët e bandave në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare për shkak të Covid. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë.
/rtsh/