E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet për korrupsion oficeri i policisë gjyqësore të Beratit

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një oficer të policisë gjyqësore nën akuzën e korrupsionit. Enton Softa 38 vjec, banues në Berat dhe pjesë e strukturave të policë gjyqësore në po këtë qytet ka rënë në prangat e policisë pas një hetimi 4-mujor nga ana e Prokurorisë.

Softa, ndaj të cilit është marrë masa arrest me burg akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Zëdhënësi i policisë së shtetit gjatë konferencës për shtyp tha se në bazë të hetimit, 38- vjeçari i ka kërkuar një shumë prej 800 mijë lekësh të rinj, një personi, duke i premtuar se do të ushtronte ndikim tek autoritet përkatëse, me qëllim zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg, ndaj djalit të tij.

Ndërkaq nga ana e policisë vijonë hetimet për këtë shtetas, si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›