E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta me sipermarres ne Kavaje Qeveria te ndihmoje biznesin

Kryetari i LSI-se gjate takimi me sipermarres te nje fabrike te prodhimit te mobiljeve ne qytetin e Kavajes ka kerkuar qe qeveria te ndihmoje kete lloje biznesi per te mundesuar mbeshtetjen per formimin profesional te punonjeseve dhe rritjen e punesimit.

Per ish ministrin e ekonomise Meta domosdoshmeri per ti ardhur ne ndihme bizneseve te tilla eshte dhe krijimi i zonave ekonomike apo parqeve industriale.

“Eshte e domosdoshme sidomos krijimi i parqeve te reja industriale dhe i zonave te tjera ekonomike, ku aktivitete te tilla te karakterit prodhues te perjashtohen nga taksat dhe tatimet te pakten per 5 vjet ne menyre qe t’i japim nje nxitje te madhe prodhimit ne vend por te krijojme te gjitha ato lehtesirat infrastrukturore, te cila terheqin me shume investitore te huaj dhe investimet e huaja ne zhvillimin e ekonomise sone”, u shpreh Lideri i LSI-se”.

Meta tha se LSI ka nje politike per te ndihmuar zbritjen e shpenzimeve dhe kostove per çdo vend te ri pune qe do te shtohet, pasi per te sipermarrjet perbejne baza per nje rritje te vazhdueshme dhe te qendrueshme ekonomike te vendit.
Po ne Kavaje Meta vizitoje dhe nje fabrike perpunimi veshmbathjesh, nje sipermarrje kjo e disa investitoreve te huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›